info@daisy-etm.com +35542420455
...
Compact MNew

Daisy Compact M është pajisja fiskale me një teknologji të përparuar, me modul Wi-Fi, modul 3G/LTE, e cila përmbush kriteret e fiskalizimit të faturës online

Specifikimet teknike:
  • 30000 Artikuj & 50 departamente
  • 20 përdorues (shitës & kamarier) & 9 grupe taksash sipas përcaktimeve ligjore
  • Bateri 2000mAh për 48 orë/pune
  • Letër termike 57 / 55 m (max) (me djegie)
  • Memorie Fiskale 1800 mbyllje ditore (M.F)
  • Qark Shiriti Kontrollit Elektronik 4GB (Q.SH.K.E)
  • Portë usb, porta seriale, për lidhje PC (ose Bar Code, Peshore Elektronike)
  • Modem i integruar
  • Ekran graphic 132x48
  • Pesha 460g
  • USB, Bluetooth dhe Wi-Fi ,modul 3G / 4G
  • Dimensionet 195 х 180 х 65 mm
  • 31 butona tastiere
...
Expert 01

Daisy Expert 01 është pajisja fiskale më kompakte e përshtatshme për biznese të vogla, të mesme e të mëdha . Lehtësisht e përdorshme në ambiente me hapësira të limituara dhe mobile.

Specifikimet teknike:
  • 8000 Artikuj & 50 departamente
  • 20 përdorues (shitës & kamarier) & 9 grupe taksash sipas përcaktimeve ligjore
  • Bateri per 48 orë/pune
  • Letër termike 57 / 17 m (me djegie)
  • Memorie Fiskale 1800 mbyllje ditore (M.F)
  • Qark Shiriti Kontrollit Elektronik 2GB (Q.SH.K.E)
  • 2 porta seriale, për lidhje PC, GPRS, (ose Bar Code, Peshore Elektronike)
  • Monitori 16 shifror
  • Pesha 0.495 kg
  • Dimensionet 200x100x700 mm
  • 29 butona tastiere
...
Micro

Daisy Micro është pajisja fiskale e përshtatshme për biznese të vogla, të mesme e të mëdha. Ka performancë shumë të mirë dhe lehtësi në përdorim të verifikuar në vite.

Shiko specifikimet

Përditësim i kasave me sistemin e Ri

Ligji Nr. 87/2019 ”Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” garantojnë vijimësinë e funksionimit të pajisjeve fiskale përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji. Kjo do të thotë që të gjitha pajisjet ekzstuese duhet të përshtaten për të kryer të gjitha funksionet e reja .Tatimpaguesit detyrohen që për çdo transaksion të lëshojnë një faturë për pagesë me para në dorë, nëpërmjet përdorimit të sistemit të fiskalizimit që mundëson ruajtjen e çdo transaksioni në memorie, të nënshkruar elektronikisht për çdo faturë, duke përdorur çertifikatën elektronike, dhe lidhjen me internet për shkëmbimin elektronik të të dhënave me administratën tatimore qëndrore në kohë reale.

Pajisjet që përditësohen

Kompania Daisy & Etm kryen përshtatjen/përditësimin e pajisjeve:

  1. Daisy Expert 01
  2. Daisy Micro
Afatet ligjore për përditësimin e pajisjeve:
Afatet e përditësimit të pajisjeve burojnë nga ligji 87/2019 dhe janë në varësi të kategorizimit që bën ligji për këtë qëllim:
  • Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim fitimit me të ardhura vjetore mbi 8 milionë lekë, periudha e përshtatjes është nga data 01/04/2020 dhe deri më më 1 shtator 2020.
  • Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë, periudha e përshtatjes është nga data 01/04/2020 dhe deri më 31 dhjetor 2020.
Çfarë përfaqëson përditësimi:
Përditësimi konsiston në ndryshime hardware dhe upgrade të firmware.

Pyetje-Përgjigje

  • Si të aplikoj për një kasë të re?

    Për një aplikim për kasë fiskale të re ju duhet një kopje e QKR dhe një kartë identiteti.

  • Ju duhet të paraqiteni pranë zyrave tona së bashku me pajisjen aktuale që keni si dhe aksesorët e saj. Paraprakisht ju duhet të keni aplikuar për çertifikatë elektronike pranë AKSHI. Ky aplikim mund të bëhet edhe nga zyrat tona sipas kërkesës suaj.

  • Për të aplikuar për zgjidhje software ju nevojitet dokumenti i identifikimit dhe kopje e QKB. Paraprakisht ju duhet të keni aplikuar për çertifikatë elektronike pranë AKSHI. Ky aplikim mund të bëhet edhe nga zyrat tona sipas kërkesës suaj.

  • Ofrojmë zgjidhje të përshtatshme për llojin e biznesit që ju keni. Nëse është një biznes me aktivitet të lëvizshëm sygjerojmë pajisjen Compact M dhe Expert01.

  • Zyrat tona janë në Tiranë, Durrës, Kavajë, Korçë, Elbasan, Fier, Vlorë, Berat si dhe bashkëpunëtorë në të gjithë vendin. Ju lutem referojuni rubrikës Kontake/Rrethet të kësaj faqe për më shumë informacion për vendodhjen e tyre.

  • Plotësohet kërkesa sipas formularit 02 që gjendet në faqen www.tatime.gov.al/c/4/96/161/pajisjet-fiskale dhe dërgohet tek Zyra Rajonale e Tatimeve e cila bën miratimin/refuzimin e kërkesës. Ky njoftim i dërgohet subjektit dhe kompanisë që mirëmban pajisjen. Mbas marrjes së miratimit Ju duhet të paraqiteni tek zyrat tona së bashku me pajisjen dhe të gjithë aksesorët e saj.

  • Ditën që ndryshohet ora (verore/dimërore), në ekranin e kasës shfaqet mesazhi “ORË VERORE-ST ose /ORË DIMËRORE-ST sipas rastit. Ju duhet të shtypni butonin ST/STL dhe ora ndryshon automatikisht. Nëse ju nuk e kryeni këtë veprim, por vazhdoni të shtypni butonat e tjerë, ora nuk do t'ju ndryshohet dhe për sinkronizimin e orës së re, ju duhet të paraqiteni pranë zyrave tona së bashku me pajisjen komplet.

  • Bëhet çregjistrimi i NIPT-it pranë QKB dhe formulari çregjistrimit paraqitet në zyrat tona për të plotësuar dokumentacionin i cili duhet dorëzuar tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve. Miratimi i DRT i bëhet me dije subjektit dhe kompanisë që mirëmban pajisjen. Mbas marrjes së miratimit Ju duhet të paraqiteni tek zyrat tona së bashku me pajisjen me të gjithë aksesorët e saj duke paraqitur dhe çertifikatën e regjistrimit të ri (NIPT) si dhe një mjet identifikimi.

  • Jo, Daisy & Etm tregton vetëm pajisje të reja.

  • Subjekti paraqitet në zyrat tona për të bërë kërkesën për programim të kasës si printer fiskal.