info@daisy-etm.com +35542420455

Pyetje-Përgjigje

  • Si të aplikoj për një kasë të re?

    Për një aplikim për kasë fiskale të re ju duhet një kopje e QKR dhe një kartë identiteti.

  • Ju duhet të paraqiteni pranë zyrave tona së bashku me pajisjen aktuale që keni si dhe aksesorët e saj. Paraprakisht ju duhet të keni aplikuar për çertifikatë elektronike pranë AKSHI. Ky aplikim mund të bëhet edhe nga zyrat tona sipas kërkesës suaj.

  • Për të aplikuar për zgjidhje software ju nevojitet dokumenti i identifikimit dhe kopje e QKB. Paraprakisht ju duhet të keni aplikuar për çertifikatë elektronike pranë AKSHI. Ky aplikim mund të bëhet edhe nga zyrat tona sipas kërkesës suaj.

  • Ofrojmë zgjidhje të përshtatshme për llojin e biznesit që ju keni. Nëse është një biznes me aktivitet të lëvizshëm sygjerojmë pajisjen Compact M dhe Expert01.

  • Zyrat tona janë në Tiranë, Durrës, Kavajë, Korçë, Elbasan, Fier, Vlorë, Berat si dhe bashkëpunëtorë në të gjithë vendin. Ju lutem referojuni rubrikës Kontake/Rrethet të kësaj faqe për më shumë informacion për vendodhjen e tyre.

  • Plotësohet kërkesa sipas formularit 02 që gjendet në faqen www.tatime.gov.al/c/4/96/161/pajisjet-fiskale dhe dërgohet tek Zyra Rajonale e Tatimeve e cila bën miratimin/refuzimin e kërkesës. Ky njoftim i dërgohet subjektit dhe kompanisë që mirëmban pajisjen. Mbas marrjes së miratimit Ju duhet të paraqiteni tek zyrat tona së bashku me pajisjen dhe të gjithë aksesorët e saj.

  • Ditën që ndryshohet ora (verore/dimërore), në ekranin e kasës shfaqet mesazhi “ORË VERORE-ST ose /ORË DIMËRORE-ST sipas rastit. Ju duhet të shtypni butonin ST/STL dhe ora ndryshon automatikisht. Nëse ju nuk e kryeni këtë veprim, por vazhdoni të shtypni butonat e tjerë, ora nuk do t'ju ndryshohet dhe për sinkronizimin e orës së re, ju duhet të paraqiteni pranë zyrave tona së bashku me pajisjen komplet.

  • Bëhet çregjistrimi i NIPT-it pranë QKB dhe formulari çregjistrimit paraqitet në zyrat tona për të plotësuar dokumentacionin i cili duhet dorëzuar tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve. Miratimi i DRT i bëhet me dije subjektit dhe kompanisë që mirëmban pajisjen. Mbas marrjes së miratimit Ju duhet të paraqiteni tek zyrat tona së bashku me pajisjen me të gjithë aksesorët e saj duke paraqitur dhe çertifikatën e regjistrimit të ri (NIPT) si dhe një mjet identifikimi.

  • Jo, Daisy & Etm tregton vetëm pajisje të reja.

  • Subjekti paraqitet në zyrat tona për të bërë kërkesën për programim të kasës si printer fiskal.