TaxiDaisy – Fiskalizim i faturave të taksisë i integruar me taksimetrin

TaxiDaisy lidh taksimetrin me sistemin e fiskalizimit, duke mundësuar gjenerimin dhe printimin e faturës fiskale mbi bazën e të dhënave të udhëtimit. 

Zgjidhja përshtatet si për kompani taksish me sistem ekzistues, ashtu edhe për persona fizikë me një taksi.

Një zgjidhje, dy mënyra përdorimi

TaxiDaisy është ndërtuar për t’u përshtatur me mënyrën se si punon biznesi juaj: si shtesë fiskalizimi për flota me sistem ekzistues, ose si zgjidhje e thjeshtë për një taksi individuale.

Për kompani taksish me sistem ekzistues

Keni sistem menaxhimi? TaxiDaisy shton fiskalizimin. Të dhënat e udhëtimit që vijnë nga taksimetri ose nga sistemi ekzistues përdoren për krijimin dhe fiskalizimin e faturës.

Për person fizik ose taksi individuale

Keni një taksi? Merrni një zgjidhje të thjeshtë për fiskalizim të lidhur taksimetrin .Shoferi ose administratori mund të përdorë një zgjidhje praktike për faturimin, printimin dhe ruajtjen e faturave ditore.

Nga taksimetri te fatura fiskale

TaxiDaisy automatizon procesin e kalimit të të dhënave nga taksimetri drejt faturës fiskale.

1.Taksimetri gjeneron të dhënat e udhëtimit

Taksimetri regjistron të dhënat kryesore të udhëtimit, si vlera, distanca, koha dhe elementë të tjerë të nevojshëm për faturim.

2. TaxiDaisy merr të dhënat nga taximetri

Sistemi merr të dhënat e gjeneruara nga taksimetri ose nga sistemi ekzistues i kompanisë, sipas konfigurimit teknik.

3. Krijohet fatura fiskale

Mbi bazën e të dhënave të udhëtimit, TaxiDaisy përgatit faturën për fiskalizim.

4. Fatura printohet ose ruhet

Pas fiskalizimit, fatura mund të printohet për klientin dhe ruhet në sistem për kontroll dhe raportim.

Pse TaxiDaisy?

Një zgjidhje e thjeshtë dhe e sigurt për fiskalizimin e faturave të taksisë nga të dhënat e taksimetrit.

Më pak punë manuale, më shumë kontroll.

TaxiDaisy lidh taksimetrin me sistemin e fiskalizimit dhe e bën procesin e faturimit më të shpejtë, më të saktë dhe më të organizuar. Të dhënat e udhëtimit përdoren për krijimin, fiskalizimin dhe printimin e faturës fiskale, pa pasur nevojë për regjistrime manuale të përsëritura.

Integrim me sistem ekzistues

Punon me sistemin që përdorni sot, pa ndryshime  

Raporte të thjeshta

Raporte ditore dhe mujore për faturat dhe të ardhurat.

Historik faturash

Ruani dhe kërkoni lehtësisht të gjitha faturat e lëshuara.

Konfigurim i lehtë

Aktivizim dhe përshtatje sipas mënyrës suaj të punës.

Suport i dedikuar

Ekipi ynë ju ndihmon gjatë konfigurimit dhe përdorimit.

Reduktimi i gabimeve manuale

Proces më i shpejtë faturimi

Lidhje e qartë mes udhëtimit dhe faturës

Zgjidhje e përshtatur sipas biznesit

Dëshironi të fiskalizoni faturat e taksisë nga taksimetri?

Na kontaktoni për të parë  si TaxiDaisy mund të përshtatet me taksimetrin, sistemin ekzistues dhe mënyrëen tuaj të punës.

Scroll to Top