Daisy & Etm ofron konsulencë ligjore dhe siguron përfaqësim ligjor të klientëve, në fusha të ndryshme të së drejtës civile, tregtare dhe administrative, duke i përfaqësuar klientët në të gjitha shkallët e gjykimit në çështje me juridiksion kombëtar dhe ndërkombëtar.
Shërbimet dhe konsulencat ligjore të specializuara dhe shumë specifike i ofrohen bizneseve dhe individëve që operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë , sepse cdo biznes e ka të domosdoshme të orjentohet drejt në raport me ligjin gjatë gjithë fazave të veprimtarisë së tij e vecanëerisht në kushtet kur legjislacioni është shumë dinamik dhe pëson ndryshime të herëpasherëshme.
Shërbimi ynë i konsulencës juridike synon që të informojë dhe ti ndihmojë klientët se si të zbulojnë dhe zvogëlojnë riskun që vjen si rezultat i çështjeve juridike që lindin gjatë aktivitetit të një biznesi.
Daisy & Etm ofron shërbimet juridike si më poshtë:
- Konsulencë juridike dhe përfaqësim ligjor
- Hartimin e dokumentacionit ligjor të të gjitha fushat (civile, administrative, tregtare)
- Përgatitja e kërkesë padive ose kërkesave për cështje gjyqësore
- Përgatitja kërkesave ankimore, rekurseve kundër vendimeve gjyqësore, atyre të organit Arbitrazhit ose të organeve të administratës publike
- Përgatitja e ankesave dhe kërkesave të personave fizik ose juridik
- Përpilimi i akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale
- Hartimi i kontratave , marrëveshjeve, si dhe i çdo dokumenti tjetër që sjell ose synon të sjellë pasoja juridike
- Përfaqësimi i personave fizik ose juridik në çështjet civile dhe administrative, në Gjykatë, në Arbitrazh dhe në organe të tjera të administratës publike
- Veprime të tjera ndihmëse juridike që parashikohen në ligje të vecanta dhe akte të ndryshme ligjore