Shërbimet tona të kontabilitetit plotësojnë nevojat e klientëve për të disponuar informacione dhe raportime financiare mbi biznesin e tyre. Sipas kërkesave të klientëve ofrojmë nënkategoritë e shërbimeve të kontabilitetit si më poshtë :
- Shërbime kontabilisti - kontabilitet e përgatitje e pasqyrave financiare
- Shërbime mbi Taksat & Tatime - Shërbime fiskale e deklarime online
- Shërbime për pagat - Konsulencë, deklarime per ISHP/ Zyrën e Punës
- Shërbime auditi në bazë të nevojave të biznesit.
- Shërbime të tjera të dhënies së sigurisë financiare
Shërbime kontabilisti - kontabilitet e përgatitje e pasqyrave financiare
Për çdo shoqëri apo organizata që kërkojnë cilësi të lartë shërbimesh kontabiliteti DAISY & ETM ofron njohuritë dhe kompetencat teknike për të plotësuar nevojat si më poshtë:
- Mbajtje kontabiliteti sipas standarteve kombëtare
- Përgatitja e pasqyrave financiare sipas SKK dhe SNRF
- Raportim financiar sipas nevojave të kompanive
- Hartimi i planifikimit financiar
- Analizë e bilancit dhe pasqyrave financiare
Shërbime mbi Taksat & Tatime - Shërbime fiskale e deklarime online
Shërbime fiskale e Deklarime online për Tatimet dhe taksat. Stafi i kompanisë sonë ka eksperiencën dhe ekspertizën e duhur profesionale për të ofruar shërbimin në fushën fiskale, të deklarimit online dhe dhe orientimit të biznesit tuaj drejt taksave që shpesh herë janë komplekse dhe kërkojnë sqarime apo saktësime. DAISY & ETM ofron shërbimet e mëposhtëme:
- Llogaritjen dhe paraqitjen e taksave e tatimeve të vitit
- Tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH);
- Tatimin mbi të ardhurat personale
- Tatimi në burim
- Detyrimet doganore
- Taksa vendore
- Taksa të tjera
- Këshillim gjatë kontrollit tatimor dhe apelimin e raporteve të kontrollit tatimor
Shërbime për pagat - Konsulencë, deklarime për ISHP/ Zyrën e Punës
DAISY & ETM ofron konsulencë financiare si dhe shërbimet për llogaritjen e deklarimin e pagave të punojësve për kompanitë e vogla, të mesme e të mëdha të çdo sektori si më poshtë :
- Deklarimet e punësimit dhe largimit të punonjësve sipas legjislacionit në fuqi
- Llogaritjet dhe deklarimet e pagave bruto e neto mbështetur në legjislacionin në fuqi
- Llogaritjet dhe deklarimet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore sipas legjislacionit në fuqi
- Instruksioneve mbi nivelin e pagave bruto/neto , sigurimet shoqërore dhe tatimit mbi të ardhurat mbështetur në legjislacionin në fuqi
Shërbime auditi në bazë të nevojave të biznesit
Auditimi është një vlerë e shtuar e shërbimeve të kompanisë sonë dhe përfaqëson një shërbim profesional nga një ekspert i pavarur, i cili rrit besueshmërinë e informacionit financiar të përgatitur nga shoqëritë për palët e interesuara, sidomos për investitorët.
- Audit i jashtëm i pavarur sipas Standarteve Ndërkombëtare të Auditimit (ISA)
- Audit të brendshëm sipas nevojave të biznesit
- Rishikim të informacionit financiar
Shërbime të tjera të dhënies së sigurisë financiare
Shërbimet e konsulencës financiare kanë për qëllim të ndihmojnë biznesin me synim rritjen e biznesit dhe fitimit të tyre. Për të gjitha shoqëritë ofrojmë shërbime të specializuara në fusha të tilla si:
- Këshillime për fillim të aktivitetit tregtar
- Përgatitje të planeve të biznesit
- Rritje të kapitalit
- Investigime kontabël e fiskale për çështje gjyqësore dhe jashtëgjyqësore
- Likuidime
- Burime njerëzore
- Trajnime sipas specifikave të çdo shoqërie