RRETH NESH
Daisy & ETM
Kompania Daisy & Etm është themeluar në vitin 2010 si bashkim i dy operatorëve: Daisy
Technology në Bullagari dhe ETM Sh,a në Shqiperi. Është një nga kompanitë e
autorizuara për ofrimin, për tregun shqiptar, të pajisjeve fiskale si dhe ofrimin e
shërbimit të mirëmbajtjes së tyre.
Që nga themelimi i saj misioni i kompanisë ka qenë ofrimi i produkteve dhe
shërbimeve cilësore që të kënaqin kërkesat e klientëve. Sot kompania është rritur
dhe ka një staf prej 25 punonjësish të vendosur në 9 Qendra Rajonale në territorin e
Shqipërisë për të qenë më afër klientëve tanë. Gjithashtu kompania ka një rrjet të
gjerë bashkëpunëtorësh në të gjithë vendin.
Risi e aktivitetit të kompanisë sonë është ngritja në një nivel më të lartë të
shërbimeve të konsulencës ligjore dhe konsulencës financiare. Nëpërmjet tyre i
sigurojmë klientëve të biznesit dhe privatëve përfaqësim ligjor në fushat e të
drejtës civile, tregëtare e administrative si dhe shërbime kontabiliteti për ti
dhënë biznesit sigurinë financiare.
Profili i kompanisë
Politika e cilësisë dhe shërbimet IT
Synimi i kompanisë DAISY&ETM Sh.Th është të:
- Ofrojë zgjidhje softwarike fiskale dhe pajisje elektronike me një cilësi të lartë, që do të përdoren nga tatimpaguesit Shqiptar, konform ligjit në fuqi “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit” për të plotësuar nevojat e klientëve.
- Zhvillojë vazhdimisht Zgjidhjet Softwarike Fiksale dhe Shërbimin IT si përparësi konkuruese në drejtim të ofrimit të shërbimit cilësor dhe pa ndërprerje për klientët tanë.
- Përgjigjet në kohë kërkesave të klienteve.
- Arrijë nivelin më të lartë të kënaqësisë së klientit duke tejkaluar pritshmëristë e tyre për produktet dhe shërbimet që DAISY&ETM Sh.Th ofron.
- Kontribuojë në zhvillimin, efikasitetin dhe produktivitetin e klientëve tanë.
- Përdorë të dhënat për të përmirësuar shërbimet tona nëpërmjet informacioneve më të mira, me qëllim ofrimin e shërbimeve të lëvruara në kohë, cilësore dhe brenda buxhetit.
- Krijojë dhe mirëmbajë pozicionin si “partner i besuar” për klientët e mundshëm dhe autoritetet që ata kanë.
Për të arritur këtë synim, kompania DAISY&ETM Sh.Th është përkushtuar në:
- Ofrimin Zgjidhjeve Softwarike Fiskale dhe Sherbimin IT në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë, standardet dhe praktikat e rekomanduara
- Garanton kapacitete të mjaftueshme dhe disponueshmëri të lartë të burimeve dhe pajisjeve për të siguruar ofrimin e shërbimeve
- Verifikon dhe siguron cilësinë e shërbimeve dhe produkteve sipas kërkesave dhe garanton Shërbime IT që nuk dështojnë
- Mirëmbajtjen e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë, Shërbimit IT, dhe Sigurisë së informacionit sipas standardeve ISO 9001:2015, ISO 20000-1:2018 dhe ISO/IEC 27001:2013 për të krijuar një sistem analizues nëpërmjet informacionit të dokumentuar
- Kontrollin e zbatimin të politikave të kompanisë nëpërmjet rezultateve të auditimeve nga Trupa Certifikuese, auditimeve të brendshme, rishikimit të menaxhimit, feedback-ut të klientëve dhe auditimet nga klientët
- Mirëmbajtjen e Sistemit të Menaxhimit në kulturën e saj dhe praktikat ditore si një përkushtim afatgjatë kundrejt përmirësimit të vazhdueshëm dhe kënaqësisë së palëve të interesuara
- Zbatimin e Sistemit të Menaxhimit pa shmangie dhe mangësira nga i gjithë stafi i kompanisë
- Sigurimin e kompetencës teknike të stafit nëpërmjet rekrutimit të një personeli të kualifikuar, trajnimit të vazhdueshëm, monitorimit, vlerësimit të arritjeve individuale të personelit
- Shqyrtimin e rreziqeve dhe mundësive që lidhen me aktivitetet e kompanisë, me qëllim që të sigurohet se Sistemi i Menaxhimit arrin rezultatet e synuara dhe parandalimin e ndikimeve të padëshiruara dhe dështimet e mundshme
- Sigurimin e të kuptuarit dhe përputhjes me kërkesat përkatëse statusore, ligjore, rregullatore dhe kontraktuale në funksionet brenda mjedisit të punës, në të cilat aderon
Politika e sigurisë së informacionit
- Qëllimi
- Fusha e zbatimit
- Përshkrimi
Kompania udhëhiqet nga parimi i mbrojtjes së informacionit. Stafi ynë është kualifikuar dhe motivuar për të kryer në një nivel modern dhe professional të gjitha detyrat e sigurimit të informacionit dhe mbrojtjes së individëve në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe lëvizjen e lirë të të dhënave të tilla. Çdo punonjës është i vetëdijshëm për rëndësinë e veprimeve të tyre dhe merr pjesë aktive në procesin e përmirësimit të sistemit të menaxhimit të sigurisë së informacionit.
Kjo politikë zbatohet për të gjithë punonjësit e DAISY&ETM, institucionet shtetërore apo kompanite private dhe atyre qe perdorin objektet dhe informacionin e saj. Pajtueshmëria me Politikën e Sigurise se Informacionit do të jetë pjese e kontrates së punësimit. Mosperputhja me Politikën e Sigurisë së lnformacionit përbën shkelje dhe do të trajtohet si një çeshtje disiplinore. Përgjegjesi i Sektorit të IT-së, ka përgjegjësinë për vendimet lidhur me zbatimin e kësaj politike, duke përdorur proçedurat disiplinore në dispozicion e tij/saj, si të jetë më e përshtatshme. DAISY&ETM do të inkurajojë miratimin dhe përdorimin e kësaj Politike të Sigurisë së Informacionit nga palët e treta që bashkepunojnë në sipermarrjet e përbashkëta.
Informacioni, ështe një burim për DAISY&ETM , pa të cilin pothuajse të gjitha aktivitetet tona do të ishin të pamundura. lnformacioni përfshin: klientet (popullin), sistemet, të dhënat e klienteve; të dhënat administrative, të dhënat e personelit dhe të dhënat financiare; rrjetin e brendshëm kompjuterik, sistemet e bazës së të dhënave; analiza; publikime dhe referenca. lnformacioni mund të ekzistojë në shumë forma. Mund të jetë i printuar, i shkruar ne letër, i ruajtur ne forme elektronike. Ai mund te transmetohet me postë ose me mjete elektronike, paraqitur ne filmime apo prezantime, ose mund të trasmetohet nëpërmjet nje bisede. Çfarëdo forme të ketë informacioni apo në çfarëdolloj mënyre të jetë ai, DAISY&ETM merr masat për mbrojtjen maksimale te tij. DAISY&ETM duhet të perpiqet të beje gjithçka që mundet për të mbrojtur asetet e tij të informacionit në menyra që janë të përshtatshme dhe efektive. Kjo e ndihmon DAISY&ETM per të përmbushur përgjegjësitë e tij dhe për t’i mundësuar stafit një veprimtari normale dhe të sigurt. Aftësia jonë për të marrë, zhvilluar, analizuar dhe publikuar dhe për te mbrojtur të dhënat tona do të na mundesojë ngritjen e një reputacioni, si organizate e cila i jep rëndësi maksimale mbrojtjes se sigurise se informacionit, duke zbatuar rigorozisht direktivat e standardeve ndërkombëtare ISO 27001 dhe direktivave të vendosura nga Komisioneri për Mbrojtjen e Të Dhënave Personale.
Objektiva
Objektivi i sigurisë është që të mbrojmë DAISY&ETM nga problemet e sigurisë së informacionit që mund të kenë një efekt negativ në operacionet tona dhe gjendjen tonë profesionale, si dhe në reputacionin tonë si organizate. Problemet e sigurisë mund të perfshijnë konfidencialitetin (individin, marrjen apo dhenien e informacioneve shpjeguese të papërshtatshme), integritetin (informacioni të ndryshohet qëllimisht ose gabimisht) dhe disponueshmërinë (informacioni nuk është në dispozicion kur është i nevojshme). Një përkufizim i gjerë i sigurisë, do të përdoret për të përfshirë të gjitha llojet e incidenteve që perbejne nje kercenim per perdorimin efektiv te informacion IT.
Përdorimi
Përdorimi i të gjitha masave të arsyeshme, të përshtatshme, praktike dhe efektive të sigurisë për të mbrojtur proçeset e rëndesishme dhe aktivetin për arritjen e objektivit të sigurise. Përdorimi i ISO/IEC 27001:2013 Teknologji informacioni – Teknikat e sigurisë – Kodi i Praktikës për Menaxhimin e Sigurisë së Informacionit. Vazhdimisht shqyrtojmë përdorimin e masave të sigurisë, në mënyrë që te përmirësojmë mbrojtjen institucionale. Mbrojmë dhe menaxhojmë asetet e informacionit, gjë e cila mundeson përmbushjen e detyrimeve kontraktuale, legjislative, reputacionin dhe përgjegjësite etike. Si një organizate që ofron shërbime ne te gjithe Territorin e Republikes se Shqiperise, jemi të vetëdijshëm për nevojën e mbrojtjes së sigurisë së informacionit, si dhe për transparencën që duhet të kemi me Klientin.
Përgjegjësitë
I gjithe personeli i përhershem dhe i përkohshem, i DAISY&ETM ka detyrimin të mbrojë pasuritë e informacioneve, sistemet dhe infrastrukturën. Ata, në çdo kohë, veprojnë në një mënyre të përgjegjshme, profesionale të sigurtë, të vetëdijshme dhe që përputhet me këtë politikë . Gjithkush do të respektojë asetet e informacionit të palëve të treta. Një mbrojtje e tillë kërkohet me kontratë, me ligj ose nga ana etike. Punonjësit e DAISY&ETM janë përgjegjës për identifikimin e mangësive të sigurisë në praktikat dhe/ose përmirësimet që mund të bëhen në politikat tona ekzistuese të sigurisë. Raportimi i tyre behet te Menaxheri i IT-se. ldentifikimi i rreziqeve të sigurisë së informacionit me prioritet, duke u përgjigjur menjëhere, duke zbatuar masat mbrojtëse te cilat janë të përshtatshme, efektive dhe praktike. Të gjithë punonjësit e DAISY&ETM janë përgjegjës për veprimet e tyre në lidhje me sigurinë e informacionit. Të gjitha informacionet (duke përfshirë informacionet e palës së trete), do të jenë të mbrojtur nga kontrollet e sigurisë dhe proçedurat e trajtimit të informacioneve sensitive. Kur është e nevojshme nga marreveshjet kontraktuale apo nga urdhri i gjykatës ose prokurorisë, informacioni do të jepet për institucionet apo shoqeritë nga DAISY&ETM, duke firmosur një marrëveshje konfidencialiteti. lncidentet aktuale ose veprimet që dyshohen të jenë si incident i sigurisë së informacion IT, raportohen menjëherë në Sektorin e IT-së, ku menaxhohen incidentet, analizohen shkaqet, si dhe nxirren mesime se çfarë do të bëhet që të mos ndodhin në të ardhmen.
Rishikimi i politikës së sigurisë së informacionit / personat përgjegjës
Përfaqësuesit e DAISY&ETM krijojnë këtë Politikë të Sigurisë së lnformacionit dhe angazhohen në zbatimin e saj. Ata mundësojnë shqyrtimin vjetor të saj nga Sektori i Teknologjisë së lnformacionit. Kjo politikë rishikohet për plotësinë, efektivitetin dhe përdorshmërinë. Efektiviteti matet me aftesinë e DAISY&ETM për të shmangur incidentet e sigurisë dhe për të minimizuar ndikimet që rezultojnë. Administratori i DAISY&ETM si dhe Përgjegjësi i Sektorit IT, do të nënshkruajnë të gjitha versionet e reja të Politikës së Sigurimit të Informacionit. Punonjësit e DAISY&ETM janë përgjegjës për identifikimin e mënyrave në të cilat Politika Sigurimit të lnformacionit të mund të permiresohet. Sugjerimet për permiresim, duhet të dërgohen pranë Sektorit IT. Nëqoftëse ndryshimet duhen bërë në mënyrë të menjëhershme, kërkohet një takim i vecantë me menaxherin e sigurisë së informacionit, përndryshe sugjerimet do të diskutohen në takimin e rishikimit vjetor të Politikës. Politika e sigurise se informacionit rishikohet ne intervale kohe të planifikuar ose jashte planifikimit nëse ndodhin ndryshime të rëndësishme për të siguruar përdorshmerinë, përshtatshmërinë dhe efektivitetin e tyre të vazhdueshëm. Ajo aprovohet nga Adminstratori i kompanise, behet e njohur per te gjithe punonjesit dhe te gjitha palet qe kane lidhje me kompanine. Kjo politike e rishikuar publikohet ne faqen e Web te Daisy&Etm .
Përgjegjësitë
Një kopje e kësaj politike do të vihet në dispozicion për të gjithë personelin e punësuar aktualisht, ose kur ata fillojne punë pranë DAISY&ETM. Seksione individuale të politikës do të jenë të përditësuara si dhe do të jenë të publikuara në faqen e web-it të DAISY&ETM . Të gjithë punonjësit si dhe institucionet shtetërore apo kompanitë private që kanë bashkepunim me DAISY&ETM pritet të jenë në djeni të kësaj polike, si dhe të veprojnë në përputhje me të në çdo kohë. Përgjegjësi i Sektorit IT, ka përgjegjësinë për interpretimin dhe sqarimin e Politikës së Sigurimit të lnformacionit. Çdo punonjës që kërkon informacion të mëtejshëm mbi çdo aspekt të kësaj politike duhet të diskutojë nevojat e tij me pergjegjësin e Sektorit të IT-së.
Në ndihmë të klientit
Stafi i kualifikuar i Daisy & Etm është në dispozicionin tuaj çdo ditë të
javës
për t’iu ardhur në ndihmë të përmbushni kërkesat e ligjit në lidhje me
mirëmbajtjen teknike dhe kontrollin e vazhdueshëm të pajisjes suaj. Ju lutemi
kontaktoni për çdo problem në numrat:
0682009719 /
720 / 723 / 725
ose në adresën e emailit:
info@daisy-etm.com /
sales@daisy-etm.com / suport@daisy-etm.com